SH.ASLLANI ASSOCIATES!

SH.ASLLANI ASSOCIATIONS është një firmë ligjore me një përvojë shumëvjeçare në sistemin e drejtësisë. Ne vazhdimisht ofrojmë zgjidhje të saktë dhe të suksesshme për klientët tanë, duke u bazuar në njohuritë tona të thella në fushën ligjore.

RRETH NESH

SH.ASLLANI ASSOCIATIONS është një firmë ligjore me një përvojë shumëvjeçare në sistemin e drejtësisë. Ne vazhdimisht ofrojmë zgjidhje të saktë dhe të suksesshme për klientët tanë, duke u bazuar në njohuritë tona të thella në fushën ligjore.

Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e përshtatjes me ndryshimet dhe praktikat e reja në fushën e ligjit, dhe kemi angazhimin për të qëndruar në përputhje me to. Përmes përditësimit të njohurive tona dhe pranisë aktive në zhvillimet ligjore, jemi në gjendje të ofrojmë shërbime cilësore dhe zgjidhje të përshtatshme për klientët tanë, duke u siguruar që ata përfitojnë nga ndryshimet më të fundit në fushën e ligjit.

Vlerat tona si kompani

Këto janë parimet që udhëheqin punën tonë dhe krijimin e marrëdhënieve tona me klientët. SH.ASLLANI & ASSOCIATES L.L.C – Një partner që ju ndihmon të realizoni qëllimet tuaja ligjore.

Partneriteti me klientë

Ne si Kompani ofrojmë një përvojë të thellë dhe njohuri të specializuara në fushat e ndryshme ligjore, që klientëve u siguron zgjidhje profesionale. Qellimi yne kryesor është që klienti të ndahet plotësisht i kënaqur me shërbimet tona dhe mbështetjen që pranon nga ne.

Përfaqësimi adekuat

Për ne, klienti është në qendër të çdo gjëje. Përkushtimi ynë ndaj përfaqësimit të interesave të klientit është absolut dhe kjo ndihmon në arritjen e rezultateve të dëshiruara.

Etika dhe Integriteti

Ne respektojmë vlerat etike dhe standarde të larta të integritetit. Puna jonë bazohet në sinqeritet, ndershmëri dhe transparencë.

Partneriti afatgjatë me Klientët

Ne si kompani Nuk punojmë vetëm për klientët, por bashkëpunojmë me ta për të ndërtuar partneritet afatgjatë. Ne kuptojmë nevojat tuaja dhe jemi të përkushtuar për të ndihmuar në realizimin e qëllimeve tuaja.

Përkushtim ndaj cilësisë se sherbimit

Cilësia e sherbimit është thelbësore në çdo aspekt të punës sonë. Puna jonë është e orientuar drejt ofrimit të shërbimeve të larta cilësie që plotësojnë dhe tejkalojnë pritshmëritë e klientëve.

Konfidencialiteti

SH.ASLLANI & ASSOCIATES L.L.C, e vlereson raportin avokat-klient, duke ruajtur çdo here konfidencialitetin e pales.

Me një qasje të përgjegjshme ndaj ligjit, ne sigurojmë që të gjitha veprimet tona janë në përputhje me rregulloret dhe standardet e zbatueshme.

Ne kuptojmë se çdo klient ka nevoja të veçanta dhe kërkesa individuale. Studioja jonë punon ngushtë me klientët për të kuptuar nevojat e tyre dhe për t'u siguruar se ata marrin kujdesin dhe vëmendjen e duhur. 

Ofrojmë këshilla dhe zgjidhje ligjore të përshtatshme, duke e bërë çdo klient të ndjehet i mbështetur dhe të sigurt në çështjen e tyre ligjore.

Ne jemi një firmë juridike me përvojë të gjatë dhe specializim në fushat e ligjit. Me profesionalizëm të lartë, kujdes ndaj klientit dhe angazhim ndaj shërbimeve të ofruara, ne jemi gati për të përfaqësuar interesat tuaja ligjore. Jemi krenarë për reputacionin tonë të ndërtuar në bazë të rezultateve të shkëlqyera dhe përkushtimit tonë ndaj qëllimit të përbashkët: sigurimin e zgjidhjeve të ndjeshme dhe efektive ligjore.

Ekipi ynë

AV. SHEMSIJE ASLLANI

Shemsije Asllani themeluese e Shoqërisë së Avokatëve Sh.Asllani & Associates L.L.C, është një profesioniste e shquar me mbi 20 vite përvojë të pasur dhe të larmishme në sistemin e drejtësisë në Kosovë. 

Gjatë karrierës së saj të gjatë, ajo ka shërbyer me përkushtim si Prokurore në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, duke u angazhuar në Departamentin për Krime të Rënda dhe duke trajtuar raste të ndërlikuara dhe me ndjeshmëri të lartë, duke përfshirë korrupsionin, krimin e organizuar dhe shkeljet e tjera të rënda të ligjit, duke dëshmuar profesionalizëm të lartë dhe integritet në ndjekjen penale të rasteve.

Pas një karriere të suksesshme si prokurore, Znj. Asllani ka vazhduar rrugëtimin e saj profesional duke ushtruar profesionin e avokates. Për të cilën ajo dhe Shoqëria e Avokatëve ofrojnë shërbime juridike në mënyrë profesionale, duke përfshirë përfaqësimin dhe këshillimin e individëve dhe bizneseve në një gamë të gjerë çështjesh ligjore. 

Me përvojën e saj të gjatë dhe njohuritë e saj në sistemin e drejtësisë, ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të klientëve të saj, duke siguruar zgjidhje ligjore efektive dhe të qëndrueshme.

Përveç përkushtimit në fushën penale dhe civile, Znj. Asllani ka zgjeruar ekspertizën e saj edhe në të drejtën komerciale, ku ajo mbështet biznese në përballjen me sfidat ligjore dhe në mbrojtjen e interesave të tyre në një mjedis gjithnjë e më dinamik dhe konkurrues. Si anëtare aktive e Unionit Gjerman të Bizneseve, ajo ka forcuar aftësitë e saj në të drejtën komerciale ndërkombëtare dhe në marrëdhëniet biznesore, duke ndihmuar klientët e saj të ndërtojnë strategji juridike që përputhen me standardet globale dhe të maksimizojnë suksesin e tyre.

Me një kombinim të përvojës profesionale, etikës së lartë dhe qasjes së përkushtuar ndaj klientit, Znj. Shemsije Asllani është një nga figurat më të respektuara dhe të besueshme në komunitetin juridik në Kosovë. Aftësitë e saj analitike, mendimi strategjik dhe përkushtimi ndaj drejtësisë e bëjnë atë një avokate të jashtëzakonshme dhe një mbrojtëse të palëkundur të të drejtave të klientëve të saj.

AV. MERITA LUMEZI

Merita Lumezi, ish-Prokurore në Departamentin e Krimeve të Rënda, është një profesioniste e dalluar me mbi 40 vite përvojë të gjerë dhe të thelluar në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Gjatë karrierës së saj të gjatë ajo ka shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm si prokurore pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke u angazhuar në trajtimin e rasteve të ndërlikuara në Departamentin për Krime të Rënda. Në këtë rol, ajo ka trajtuar me sukses raste që përfshinin korrupsionin, krimin e organizuar dhe shkelje të tjera të rënda të ligjit, duke treguar integritet të lartë dhe aftësi të shkëlqyera juridike.

Pas përfundimit të karrierës si prokurore, Znj. Merita Lumezi ka vazhduar të kontribuojë në fushën e drejtësisë si avokate. Me përvojën e saj të pasur dhe ekspertizën e saj,  ajo ka ofruar shërbime juridike të cilësisë së lartë, duke përfaqësuar dhe këshilluar klientë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre ligjore.

Kombinimi i përvojës së gjatë profesionale, qasjes etike dhe përkushtimit ndaj klientit e ka bërë Znj. Merita Lumezi një figurë të respektuar në komunitetin juridik të Kosovës. Ajo është e njohur për aftësitë e saj analitike, mendimin strategjik dhe vendosmërinë për të siguruar drejtësi, duke u shquar si një avokate e jashtëzakonshme dhe mbrojtëse e të drejtave të klientëve të saj.

AV. ARIANIT KAÇANDOLLI

Arianit Kaçandolli, një avokat i specializuar në të drejtën komerciale, sjell një përvojë të pasur dhe një përkushtim të vazhdueshëm ndaj avancimit profesional. Master në EU & International Business Law, ai ka ekspertizë në trajtimin ligjor të investimeve të huaja dhe arbitrazhin ndërkombëtar të investimeve.

Përvoja e tij përfshin certifikime prestigjioze nga platforma si edX (Harvard University) dhe programe të Bashkimit Evropian, me fokus në të drejtën e kontratave, biznesin dhe standardet etike në operacionet tregtare. Aktualisht, Avokat Arianit Kaçandolli është i angazhuar në zgjerimin e njohurive të tij në fushën e energjisë, duke u përshtatur me nevojat e klientëve të tij.

Me një qasje profesionale dhe strategjike, ai ndihmon sipërmarrësit dhe bizneset në zgjidhjen e sfidave ligjore, duke ofruar shërbime juridike, përfaqësim të përgjegjshëm dhe të suksesshëm në çdo fazë të zhvillimit të tyre.

B.P. Ardite Berisha

Ardite Berisha është një juriste e specializuar në të drejtën civile, me një fokus të veçantë në mbrojtjen dhe zgjidhjen e çështjeve ligjore të klientëve të saj. Ajo ka përfunduar me sukses provimin e jurisprudencës dhe ka ndërtuar një përvojë disa vjeçare në sistemin juridik.

Ajo shquhet për përkushtimin e saj profesional dhe qasjen analitike në trajtimin e çështjeve ligjore, duke u ofruar klientëve këshillim dhe përfaqësim juridik.

Përkushtimi i saj profesional, së bashku me aftësinë për të ofruar këshilla dhe perfaqesim profesional, e bëjnë Ardite Berishën një bashkëpunuese të besueshme për zgjidhjen e çështjeve ligjore civile.

Leart Vrajolli

Leart Vrajolli ka lindur më 13.05.2001 , në Prishtinë. Aktualisht është student në vitin e katërt të Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku ka arritur rezultate të shkëlqyera akademike me një notë mesatare prej 9. Për shkak të performancës së lartë, ai është nje bursist qe nga fillimi studimeve, Ky sukses reflekton jo vetëm aftësit  të tij, por edhe angazhimin për të arritur standarde të larta në fushën e drejtësisë. 

Ai  dallohet për mendimin kritik, aftësinë për të komunikuar në mënyrë të qartë dhe për të ndërmjetësuar me sukses në situata te ndryshme. Me synimin për të kontribuar në sistemin e drejtësisë, përkushtimi i tij për arritjen me tutje në aspektin akademik dhe profesional tregon potencialin për t’u shndërruar në një jurist  të dalluar në fushën juridike.

en_GBEnglish